Gara për Champions në javën e fundit, përballjet dhe skenarët e katër skuadrave

Me Interin dhe Napolin tashmë të kualifikuara matematikisht për Ligën e Kampioneve, gara për dy vendet e mbetura në javën e fundit të kampionatit mbetet shumë e fortë, me katër skuadra ende në lojë: Milan, Roma, Como dhe Juventus. Të gjitha këto ekipe do të vendosin fatin e sezonit në 90 minutat e fundit.

AC Milan dhe AS Roma ndajnë aktualisht nga 70 pikë dhe janë në pozita më të favorshme, ndërsa Juventus dhe Como 1907 ndjekin me nga 68 pikë, duke mbajtur ende gjallë shpresat për kualifikim.

Në javën e fundit, Milan luan ndaj Cagliarit, Roma përballet me Veronën, Como udhëton në fushën e Cremoneses, ndërsa Juventus luan derbin ndaj Torinos. Çdo rezultat mund të ndryshojë renditjen përfundimtare dhe kualifikimin në Champions League.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në rast se dy ose më shumë skuadra përfundojnë me pikë të barabarta, rregullat e Serisë A përcaktojnë disa kritere për ndarjen e renditjes: fillimisht merren në konsideratë pikët në përballjet direkte, më pas golavarazhi në ndeshjet direkte, golavarazhi i përgjithshëm, numri i golave të shënuar gjatë sezonit dhe në fund, nëse është e nevojshme, shorti.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në përballjet kokë më kokë, ka disa skenarë të qarta ku një skuadër mund të ketë përparësi ndaj tjetrës, si për shembull Milan ndaj Romës apo Juventus ndaj Milanit në disa raste, ndërsa në disa duele vendos golavarazhi.

Në rast të barazimit mes tre skuadrave, klasifikimi do të përcaktohet sërish nga ndeshjet direkte dhe statistikat e përgjithshme, ku mund të ndryshojë renditja mes Milanit, Romës, Juventusit dhe Comos, varësisht kombinimeve të rezultateve.

Madje, në një skenar ekstrem ku të gjitha skuadrat përfundojnë me pikë të njëjta, renditja do të vendosej sërish sipas këtyre kritereve, duke e bërë javën e fundit një nga më dramatiket të sezonit në garën për Champions League.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se Shqipëria pranohet në BE deri në vitin 2030?