Gashi, Xhaka e Ajeti, tre shqiptarët e Basel ndezin atmosferën e Champions
Pas dy ndeshjeve të para të UEFA Champions League, të vlefshme për 1/16-at e finaleve, që u zhvilluan mbrëmjen e djeshme mes PSG e Çelsit, e Shakhtor Donjesk e Bajernit të Mynihut, sot do të luhet dy takimet e tjera. Në Gjermani, Reali i Madridit kërkon kualifikimin sa më shpejt ndaj Shalkes, ndërsa Porton e sfidojnë shqiptarët që luajnë me Basel në Zvicër.
Ronaldo & Co, për goleadë në Gjermani
Reali me Cristiano Ronaldo, Gareth Bale dhe Co janë nisur drejt Gjermanisë me një avion privat pasditen e djeshme, teksa Real Madrid është gati për përballjen e së mërkurës në mbrëmje, ndaj Schalke 04, ndeshje e vlefshme për 1-16-at e Champions League. Gjiganti spanjoll ka treguar formë të mirë, duke fituar 21 ndeshje si shënoi 79 gola para viti 2015, kur edhe u thye në një ndeshje të La Liga, nga rivali i Atletikos së Madrid. Skuadra e Carlo Ancelotti i duhet të bëj llogaritë edhe pa disa nga të dëmtuarit, si James Rodriguez, Fabio Coentrao, Sami Khedira, Sergio Ramos e Luka Modric. Real Madrid kryeson aktualisht La Liga, ndërsa Shalke 04 pozicionohet në vend të katërt në Bundesligë. Në Veltins-Arena të mërkurën, reali kërkon të mbrojë kurorën e 10-të të Champions League, që e siguroi sezonin e kaluar. Real Madrid ishte i pathyeshëm deri dy javë më parë, kur humbi përballë Atletiko Madrid, 4-0 në një ndeshje të kampionatit spanjoll. Megjithatë, reali konsiderohet favorit i ndeshjes dhe synon ta mbyllë kualifikimin që sot, në përballjen e parë me gjermanët e Shalke 04’.
Tre kuqezi të Basel,zbresin sot në fushë
Champions League këtë vit do të jetë emocionuese edhe për shqiptarët, që për herë të parë që nga viti 2001, kur Besnik Hasi luante me Anderlecht, në fazën e 1/8-ve, do të përfaqësohen me disa futbollistë në këtë raund të kompeticionit më prestigjioz futbollistik në rang klubesh. Tre lojtarë të kombëtares sonë, Shkëlzen Gashi, Arlind Ajeti dhe Taulant Xhaka, pjesë e ekipit të Bazel në Zvicër, do të hyjnë në histori si të parët lojtarë shqiptarë, që të tre së bashku do të luajnë në një fazë me eleminim direkt. Në vitin 2001, Hasi dhe Anderlecht ishin shumë pranë kalimit në 1/8-at dhe këtë edicion ai e drejton ekipin belg si trajner. Sot ndaj Portos, Xhaka e Gashi pritet të luajnë titullar, ndërsa Ajeti pritet ta nisë ndeshjen në stol. Kuqezinjtë, në këtë kompeticion të UEFA Champions League, kanë një arsye më shumë që të bëjnë tifozë edhe për shqiptarët.
Champions League – Sot
Shalke 04-Real Madrid
Bazel-Porto
KOHA JONË SONDAZH

