Gatti: Sa herë që Messi nuk luan, Barcelona fiton! (VIDEO)

Ish-futbollisti argjentinas Hugo Orlando Gatti ka qenë gjithmonë kritik për Lionel Messin, dhe kjo nuk është më një surprizë. Sipas tij Barcelona i fiton më lehtë ndeshjet pa të në fushë. Messi ishte i pezulluar (për shkak të kartonit të kuq në Superkupë) në kampionat, teksa katalanasit fituan pa probleme 2-0 ndaj Elches.

“Sa herë që Messi nuk luan, Barcelona fiton, sepse ata mund të përqendrohen në forca të tjera. Futbollisti nuk lidhet vetëm me fitoren, por nëse luan mirë, është edhe më mirë. Sa herë që Mesi nuk luan, Barcelona fiton”, tha Gatti El Chiringuito.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?