Gattuso: Cristiano Ronaldo është kthyer në një “makineri perfekte” (VIDEO)

Sonte në orën 18:30, Juventus do të përballet me Milanin për Superkupën e Italisë, një ndeshje që shihet si një mundësi e mirë për të rrëmbyer një trofe gjatë këtij sezoni për ekipin kuqezi, që vuan shumë në kampionat. Para ndeshjes, Gennaro Gattuso nuk i ka fshehur elozhet për Cristiano Ronaldon, duke e konsideruar si një “makineri perfekte”.

“Cristiano Ronaldo në 7 vitet e fundit është kthyer në një futbollist të jashtëzakonshëm. Në vitet e para kur u përballa me të, më shumë bënte spektakël, ndërkohë që me kalimin e kohës ka ndryshuar dhe tashmë sulmon më shumë, gjuan në portë dhe shënon gola. Bënte gjithçka për ta dërguar topin brenda. Ka ndryshuar në vitet e fundit duke u kthyer në makinën perfekte. Më i vjetër, por ai arrin që të bëjë sprinte edhe më të shpejta. Duket sikur mosha për të nuk kalon kurrë, kjo të bën të kuptosh se çfarë profesionisti dhe kampioni është”, deklaroi Gattuso. /Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?