FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Gattuso: Juventus nga një tjetër planet, lojtarët e mirë të shtrëngojnë dhëmbët

Pas barazimit ndaj Betisit, Milani po përgatitet për super përballjen me Juventusin në kampionat. Trajneri Gennaro Gattuso zgjodhi që të mbante një profil të ulët në prag të përballjes që e gjen me mungesa të shumta. Ai nuk i ka kursyer elozhet për kundërshtarët.

“Juventus është një ekip i mbushur me kampionë dhe futbollistë të fortë. Është Juvja me mirë që kam parë. Fiton prej 7 vitesh, është nga një tjetër planet. Bashkë me Barcelonën janë dy skuadrat më të forta në Europë. Një ekip solidë, me një mentalitet të madh. Ardhja e CR7 i ka shtuar edhe më shumë kualitetin. Gjithsesi me të gjithë problemet që kemi, do të luajmë me kokën lart, nuk do të qajmë, por do të luajmë. Në futboll, kurrë nuk i dihet.

Do të mungojnë shumë futbollist, por do të hedhë formacionin më të mirë, të cilin nuk e kam vendosur. Janë disa lojtarë që do ta luajnë jo në formën e tyre  më të mirë, duhet të shtrëngojnë dhëmbët dhe jo të krijojnë alibi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Higuain? E kam parë pak pasi kemi qenë në Spanjë, ndërkohë që ai qëndroi këtu. I këshilloj që të luajë i qet. Ai nervozohet shpejt, dhe këto ndeshje luhen me qetësi. Është një kampion i madh dhe po bën gjithçka për të qenë gati”, deklaroi Gattuso. /Koha Jone/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?