Gattuso: Kam humbur vetëm 6 ndeshje, por duket sikur i kam humbur të gjitha
Gennaro Gattuso iu përgjigj të gjithë zërave që e kritikojnë dhe e largojnë nga Milani. “Unë bëj detyrën e trajnerit dhe jam i ndërgjegjshëm që do të gjykohem për rezultatet. Por që kur kam marrë drejtimin e Milanit në Serie A kam humbur vetëm 6 ndeshje. Duket sikur i kam humbur të gjitha.
Zërat për largim? Pjesë e kësaj bote. Unë duhet që të kujdesem që të hedh në fushë ekipin më të mirë. Nuk mund t’u shkoj pas të gjithëve. Çdo ditë flas me Maldini-n dhe Leonardo-n. Ka raste që nuk biem dakord, por njëri-tjetrin e shikojmë në sy me respekt. Sa i përket atyre që shkruhen, janë thjesht llafe.
Sfida me Betisin? Në fushë do të zbresë ekipi më i mirë. Do të luajnë lojtarët me më shumë energji në këmbë dhe që mendërisht janë më mirë. Betisi në takimin kundër Realit kontrolloi topin 65% të lojës dhe ka një mesatare 60% për ndeshje. Ata dinë që të qarkullojnë topin mjaft mirë, shënojnë pak se kanë vështirësi në vertikalizimin e lojës, por cilësi kanë mjaft. Kemi të bëjmë me një ekip që të lodh e që të bëj të vraposh shumë”, deklaroi Gatusso.
KOHA JONË SONDAZH

