Gattuso: Nëse nuk ndryshoni sjellje, unë jap dorëheqjen!

Napoli humbi 1-3 përballë Milanit në “San Paolo” të dielën në mbrëmje, ndërsa trajneri Gennaro Gattuso u shfaq mjaft i zhgënjyer me paraqitjen e të tijve. Furia e trajnerit italian nuk u përmbajt as në dhomat e zhveshjes, ku pas ndeshjes mbajti një fjalim disa minutësh para futbollistëve të tij.

“Nëse do të vazhdojmë të sillemi kështu dhe të tolerojmë humbje të tilla, me kaq shumë gabime nga ana jonë, atëherë është e kotë të vazhdojmë. Nëse nuk ndryshoni, unë jam gati të jap dorëheqjen”, mësohet se ka thënë ndër të tjera Gattuso.

Ndërkohë ditën e djeshme skuadra kreu seancën stërvitore në një atmosferë shumë të qetë dhe pa ngritje zëri, ndërsa trajneri po provon të injektojë grintë e besim te futbollistët e tij, para dy ndeshjeve mjaft të rëndësishme ndaj Rijekës dhe Romës.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?