FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Gatuzo: Djeg të humbësh derbin, por e merituan. U treguam pula që e pësuam në fund

Rino Gattusso, trajneri i Milanit, ka pranuar me shuam sinqeritet që Interi e kishte merituar më shumë fitoren, ndaj në fund pengu ishte vetëm që nuk u arrit të mbyllej 0-0 ndeshja e derbit.

“Interi e meritonte më shumë, nëse ndeshja do të kishte përfunduar 0-0 për ne do të kishin qenë gjëra shumë pozitive.

Skuadra ishte e aftë, mund të mbanim topin më mirë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndoshta kemi pasur frikë, duhej më shumë kurajë. Ditëm si të vuanim deri në minutën e 92-të, keqardhja e vetme është që nuk arritëm të shfrytëzonim disa situata.

Swiss Digital Mobile Reklama

Duhet të shohim para, por kjo humbje djeg”, tha ai.

“Te momenti i golit ka shumë gabime, fajin e kanë të gjithë.

Sot lëpijmë plagët dhe shohim përpara.

Ndeshjet i humbim të gjithë, jo se ka gabuar vetëm Donaruma.

U treguam pula që e pësuam atë gol në minutën e 92-të”, tha tarjneri i Milanit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?