Gatuzo: Unë nuk jam askushi, jam duke kaluar një ëndërr!
Rino Gatuzo nuk e ka fshehur entuziazmin pasi skuadra e tij ka siguruar një biletë për në finale e Kupës së Italisë. Trajneri kuqezi, i intervistuar nga mikrofonët e “Rai Sport” vlerësoi bardhekaltrit.
“Lacio është një ekip që ka shënuar shumë. Është një nga ata që ka më shumë gola se çdokush tjetër në Europë. Jemi ballafaquar me një skuadër shumë të fortë, e cila ka teknikë dhe fizik. Ne kemi qenë mirë. Imobile nuk ka qenë kurrë në gjendje të gjejë thellësinë, luajtëm si një ekip, duke e ditur se do të vuanim. Milani bëri ndeshjen që kishte përgatitur.
Ne punojmë në koncepte, luajmë topin e mbuluar dhe kështu parandalojmë kundërshtarët për të gjetur thellësinë. Këta njerëz besojnë se çfarë po bëjnë dhe e dinë se do t’i thyejnë kundërshtarët deri në qershor. Milani duhet të kthehet në një ekip që ngjall shpresë.
E ardhmja? Unë nuk jam një trajner i shkëlqyer, kam bërë shumë punë të vështira dhe kam ende shumë për të mësuar. Ende kam për të marrë disa goditje në dhëmbët e mi, kështu që duhet të mësoj. Unë nuk jam askushi, deri tani rruga ime ka qenë e vështirë. Më pëlqen kjo periudhë, për mua është një ëndërr. Kjo është shtëpia ime, do të doja të qëndroja këtu”, u shpreh Gatuzo.
KOHA JONË SONDAZH

