Gavazaj: Nuk e ke të garantuar vendin në kombëtare nëse luan jashtë

Mesfushori Enis Gavazaj pritet të ketë sërish hapësira në ndeshjen ndaj Skocisë. Ish-mesfushori i Skënderbeut foli në konferencën për shtyp, teksa beson se fakti që luan në Rusi nuk e ka favorizuar për t’u afruar në kombëtare dhe për të luajtur më shumë.

“Kemi folur me trajnerin, duke analizuar ndeshjen e fundit ndaj Izraelit, ku gabuam dhe çfarë duhet rregulluar. Në fakt nuk ishim keq, na mungoi vetëm goli, sepse loja ishte e mirë dhe meritonim më shumë, por duhet të gjejmë mënyrat për të shkuar më lehtësisht te goli.

Ndeshjen e parë luajtëm me 3-5-2, nuk është një skemë shumë mbrojtëse. Është një skemë që lejon të bëjë fazën mbrojtëse dhe sulmuese. Me Jordaninë e provuam, të shohim çfarë skeme do të përdorim për ndeshjet e radhës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ftesa? Nuk mjafton të luash jashtë. Unë e Abazaj kemi qenë në kombëtare edhe kur luanim në Superiore. Duhet shumë punë, nuk ka rëndësi ekipi dhe kampionati ku luan.

Swiss Digital Mobile Reklama

Niveli i Superiores? Nuk është shumë i ulët, ndoshta vetëm ritmi është pak i ulët, por jo niveli. Është një kampionat cilësor, sidomos vitin e shkuar u pa që ishte kampionat i fortë, që prodhonte ekipe që luanin mirë edhe në Europë”, deklaroi Gavazaj.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?