Gazeta “El Pais” zbulon strategjinë e veçantë të Barcelonës për të fituar ndeshjet

Sezoni deri më tani mund të konsiderohet si i suksesshëm për ekipin e Barcelonës. Klubi blaugrana pas largimit të Nejmar në verë, humbën Superkupën e Spanjës ndaj Realit. Duke parë situatën në fillim të sezonit, trajneri Valverde vendosi që të ndiqet një strategji ndryshe në ndeshjet e blaugranëve.

Klubi katalanas ka një raport të veçantë me pjesët e dyta të ndeshjeve. Gazeta spanjolle “El Pais” ka zbuluar disa statistika shumë interesante për ndeshjet e klubit spanjoll.

Barcelona ka shënuar deri më tani 81 gola në total, 55 prej të cilëve janë shënuar në pjesën e dytë. Ndërkohë që në La Liga statistikat janë edhe më domethënëse, 40 gola në pjesën e dytë nga 57 në total. Numra shumë të lart që duhen marrë në analizë dhe nga kundërshtarët e blaugranëve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Barcelona bën shumë zotërim topi në 45 minutat e para, ndërkohë që në pjesën e dytë përfiton dhe nga lodhja e kundërshtarëve dhe shton më shumë shpejtësinë e aksioneve të tyre. Një strategji që deri më tani ka rezultuar efikase. /Koha Jonë/

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?