FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Gazetarët italianë mashtrojnë Murinjon, portugezi nënshkruan fanellën me emrin e Kontes

Trajneri i njohur i Mançester Junajtid, Zhoze Murinjo është mashtruar nga mediat italiane. Strategu portugez në ditët e fundit ka pasur një përplasje në distancë me trajnerin Antonio Konte, teksa kjo gjë është shfrytëzuar dhe nga gazetarët e “Le Lene” për t’i ngritur një kurth.

Ata janë shfaqur para hotelit ku qëndron Murinjo “Lowry Htel”, duke i kërkuar që të nënshkruante fanellën e Junajtid. “Special One” pranoi që të nënshkruante, por më pas ai kuptoi se në të ishte shkruar “Antonio Conte 1”. Portugezi gjithsesi buzëqeshi pas këtij episodi duke hyrë në hotelin e tij më 5 yje. /Koha Jonë/

 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?