FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Gazetari i njohur italian fjalë të mëdha për Taren: Është një gjeni!

Lacio është padyshim surpriza më e bukur në këtë sezon në Itali. Rezultatet e fundit e rendisin klubin bardhekaltër në vendin e tretë me pikë të njëjta me Interin, por ka dhe një ndeshje për të rikuperuar. Komentatori i njohur italian, Fabio Karesa ka qenë i ftuar në studiot e “Sky” ka thënë fjalët më të mira për Lacion dhe Taren.

“Igli Tare është një gjeni dhe këtë e ka treguar me zgjedhjet e tij. Ka bërë gabimet e tij në këtë rrugëtim të gjatë tek Lacio, por ka bërë përforcime të vërteta si De Vrij apo Milinkoviç Saviç. Mesfushori serb është në të njëjtat parametra ashtu si Pogba. Firma me De Vrij do të jetë një sinjal i mirë për Lacion.  Kampionati? Bardhekaltrit janë favorit ndaj Romës dhe Interit sepse ka një ekip të fortë”, ka thënë Karesa. /Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?