FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Gazetari italian: Shkoni në shtëpi! Edhe portieri iu bëri gol!

Tiziano Crudeli, gazetar i njohur italian që nuk e fsheh dashurinë për Milanin, ka shpërthyer pas barazimit 2:2 me Beneventon.

Më në fund, pas 15 javësh Benevento ka arritur të marrë pikën e parë në Serinë A, shkruan Gazeta Express.

Skuadra debutuese numëronte 14 humbje radhazi, por vikendin që lamë pas arriti të ndalë Milanin dhe t’i prishë debutimin Gennaro Gattusos, në krye të pankinës së Milanit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Edhe më të dhimbshme këtë humbje e bën për Milanin fakti që një portier e shënoi golin e barazimit në minutën e 95’të, Alberto Brignoli, diçka që rrallë është parë në futboll.

Swiss Digital Mobile Reklama

Për këtë ka shpërthyer edhe gazetari i njohur italian, Tiziano Crudeli, që kurrë nuk e ka fshehur dashurinë për shtatë herë kampionët e Evropës.

“Shkoni në shtëpi. Edhe një portier iu shënon gol. Shkoni në shtëpi, turp, turp”, ishin fjalët e vazhdueshme të Crudelit që i përsëriste në TV.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?