Gazetari italian thumbon Hysajn: Pres ende një gjuajtje të tij te Napoli
Gazetari italian, Roberto Renga duke folur për “Radio CRC” ka thumbuar mbrojtësin e kombëtares sonë Elseid Hysajn.
“Malcuit më pëlqen më shumë se Hysaj. Unë pres ende një gjuajtje në portë ose ndonjë krosim të shqiptarit”, deklaroi ai kur është pyetur për sezonin aktual të Napolit.
Hysaj nuk po kalon momentin më të mirë te Napoli, që pas ardhjes së Ancelottit, i cili ka një mënyrë shumë të ndryshme loje nga paraardhësi i tij, Sarri. Shkodrani është shumë i saktë në lojën mbrojtëse, ndërkohë që në fazën sulmuese, ende nuk ka mundur q të shënojë gol me të kaltrit. /Koha Jone/
KOHA JONË SONDAZH

