Gazetarja italiane tregon të vërtetën e flirtit me Ibrahimovic
Një nga historitë më të përfolura në ditët e fundit ka qenë ajo mes Diletta Leotta-s dhe Zlatan Ibrahimovic. Në fillim u hodh videoja e një aplikacioni për ushtrime fizike, më pas një darkë me disa miq në Milano, tani zërat për një lidhje të lindur nën diellin e Sardenjës.
Gjithsesi prezantuesja e bukur nuk ka arritur të qëndrojë pa folur dhe, nëpërmjet përfaqësuesve të saj, ka bërë të ditur për të përditshmen britanike “Sun Sport” të vër tetën për marrëdhënien e saj me futbollistin:
“Nuk ka asnjë lidhje. Nuk ka asnjë koment për të bërë sepse nuk ka asnjë lidhje mes të dyve, vetëm një bashkëpunim profesional”, kanë thënë përfaqësuesit e Leotta-s.




KOHA JONË SONDAZH

