FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

“Gazzetta dello Sport” zbulon prapaskenën: Lila titullar, Kaçe jashtë

Duket se ka zhvillime në kombëtare në prag të sfidës ndaj Italisë sot në mbrëmje në “Loro Boriçi” të Shkodrës. “La Gazzetta dello Sport” ka bërë publike formacione e mundshme të të dyja skuadrave.

Sipas italianëve, Shqipëria do të luajë me skemën 4-5-1, por ka nxjerrë një detaj që nuk pritej gjatë gjithë këtyre 2 ditëve. Në portë konfirmohet Etrit Berisha.

Në mbrojtje do të rikthehet Mërgim Mavraj që do të formojë dyshen e qendrës bashkë me Arlind Ajetin. Në krahun e djathtë do të luajë Elseid Hysaj, ndërsa në të majtë kapiteni Ansi Agolli. Ajo që bie në sy në formacionin e “GdS” është vendosja në mesfushë e Andi Lilës dhe jo e Egys Kaçes.

Swiss Digital Desktop Reklama

Treshja e qendrës plotësohet me Ledian Memushajn dhe Migjen Bashën. Ndërkohë Odise Roshi dhe Eros Grezda do të luajnë nga krahët dhe Armando Sadiku do të jetë i vetëm në majë të sulmit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?