FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Gega jep dorëheqjen nga drejtimi i Kukësit: I kërkova Gjicit të më mirëkuptojë!

Skënder Gega ka vendosur që të largohet nga drejtimi i skuadrës së Kukësit pas humbjes 4-1 ndaj Partizanit në “Elbasan Arena”. Lajmi është konfirmuar nga skuadra verilindore në rrjetet sociale.

Reagimi i Plotë

Futboll Klub Kukësi njofton se për shkak të rezultateve të fundit, trajneri Skënder Gega ka vendosur të japë dorëheqjen. Pas ndeshjes, trajneri i ka komunikuar klubit vendimin për dorëheqje dhe ky vendim është pranuar dhe është vënë në dijeni presidenti i nderit Safet Gjici. Pas ndeshjes, trajneri ka takuar skuadrën dhe stafin teknik për t’u përshëndetur.

Swiss Digital Desktop Reklama

Klubi e falënderon Gegën për kontributin e dhënë dhe i uron shumë suksese në të ardhmen. Trajneri Gega ka shpjeguar arsyet e largimit nëpërmjet këtij mesazhi:

Swiss Digital Mobile Reklama

“Prej disa muajsh kam qenë në krye të pankinës së Kukësit.

Edhe pse kam pasur mbështetjen, besimin dhe respektin nga të gjithë në situatën që ekipi po kalon në ndeshjet e fundit, marr përgjegjësitë dhe vendimin që të mos vazhdoj më në pozicionin e trajnerit.

I kërkova klubit dhe presidentit Gjici të më mirëkuptojë për vendimin tim aspak të lehtë.

JU LUTEM NUK KA VEND PËR ALUDIME !

Jam ndjerë tepër i vlerësuar dhe i respektuar nga presidenti Gjici, nga i gjithë klubi, stafi, futbollistët dhe mbështetsit e Kukësit.

Për mua ishte kënaqësi dhe eksperiencë shumë e mirë pavarësisht me vështirësite e fillimit.

Jam i sigurt që Kukesi do të shkojë atje ku e meriton sepse është një grup shumë i mirë lojtarësh dhe ka mbështetje të madhe nga të gjithë tifozët e mrekullueshëm.

Ju falënderoj të gjithëve për respektin dhe mbështetjen tuaj.

Ju uroj të gjithëve shëndet dhe suksese.

Me respekt, S.Gega

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?