Gega: Lojtarët u vetëkënaqën, duhet të korrigjojmë gabimet
Trajneri i Partizanit Skënder Gega e pranon se Partizani ka ende shumë për t’u përmirësuar por në këtë moment rëndësi kanë tre pikët.
“Harruan që është një ndeshje 90 minuta. Lojtarët u vetëkënaqën. Është e vërtetë që Asani gaboi. Për mua është njësoi ai që humb topin, që nuk i shërben shokut, apo që humb dyluftim. Duhet të punojmë. S’jemi të përsosur. Kishim një pjesë të 2 për të korrigjuar.
Është e vërtetë. Ne jemi po të njëjtit. Problemi është që janë të lodhur. Pjesët e para me presing të lart sjellin lodhje. Për mua është e rëndësishme që edhe 1 gol të fitohet ndeshja.
Gojkoviç ka punuar mirë. Koha që ka qenë në stol u ndje sot. Jam munduar mos t’i ngarkojë lojtarët dhe pas 90 minutave të flasim më të qartë. E gjithë është te lodhja. Problemi është se nuk jemi shumë të freskët. Ne shënuam shumë shpejt dhe çdo gjë është e paparashikuar. Shpresojmë të korrigjojmë këto gabime”, deklaroi Gega.
KOHA JONË SONDAZH

