FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Genoa mposht Romën dhe i bën një nder Juventusit për Championsin

Genoa mori një fitore të rëndësishme 2-1 ndaj Romës në javën e 28-të të Serie A, në një përballje të zhvilluar në stadiumin Stadio Luigi Ferraris. Pjesa e parë ishte e balancuar dhe me pak raste të rrezikshme. Për Romën tentoi disa herë Donyell Malen, por pa arritur të gjejë rrugën e rrjetës. Në anën tjetër, vendasit u treguan më të rrezikshëm me Junior Messias dhe Caleb Ekuban, megjithëse ky i fundit humbi një mundësi të mirë në fundin e fraksionit të parë.

Genoa kaloi në avantazh në minutën e 52-të, kur Messias realizoi nga pika e bardhë pas një faulli të Lorenzo Pellegrini ndaj Mikael Ellertsson. Reagimi i Romës ishte i menjëhershëm dhe vetëm tre minuta më vonë Evan Ndicka barazoi shifrat me një goditje me kokë.

Megjithatë, goli vendimtar erdhi në minutën e 80-të, kur Vitinha shfrytëzoi asistin e Patrizio Masini dhe dërgoi topin në rrjetë. Në fund, portieri Mile Svilar shmangu një gol tjetër me një pritje të shkëlqyer ndaj Ruslan Malinovskyi. Fitorja çon Genoan në 30 pikë, ndërsa Roma mbetet me 51 dhe sheh Juventus ti afrohet tashmë me -1 pikë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?