Genoa shokon Napolin, vendos Pandev me dopietë (VIDEO)
Genoa i shkakton humbjen e 7-të sezonale Napolit të Gattusos. Skuadra e Ballardinit fitoi 2-1 ndaj të kaltërve, pas një pjese të parë të dominuar prej tyre.
Goran Pandev do të dërgonte dy herë topin në rrjetë në minutën e 11-të dhe të 26-të, duke ndëshkuar ish-ekipin e tij. Sulmuesi nga Maqedonia e Veriut në shenjë respekti nuk festoi.
11 minuta nga fundi Politano riktheu në lojë Napolin me një gol të bukur me të majtën, por koha ishte e pamjaftueshme, qoftë për të dalë me një pikë nga kjo ndeshje. Genoa ngjitet në vendin e 11-të me 24 pikë, ndërkohë që Napoli mban vendin e 5-të me 37 pikë. /R.Lika-Koha Jone/
KOHA JONË SONDAZH

