Gentian Mezani nuk duron më, mendon largimin nga Luftëtari

Luftëtari në kaos. U duk se gjirokastritët lanë pas problemet e së shkuarës, ku rezultatet e fundvitit u shoqëruan me premtimet për rregullimin e situatës si dhe lëvizjet në merkato.

Vendimi i drejtuesve për të qëndruar në Gjirokastër në këtë periudhë të vështirë ka penalizuar stafin dhe futbollistët, të cilët janë mbyllur në palestër. I ftohti i madh, por edhe terreni i fortë kanë bërë që trajneri Gentian Mezani të ketë në dispozicion më pak se gjysmën e ekipit, duke ndezur sinjalet e alarmit te bluzinjtë.

Madje, burime pranë vetë trajnerit vlonjat bëjnë të ditur se në këto kushte timonieri i Luftëtarit po mendon largimin nga skuadra, që nuk ka zhvilluar as gjysmën e seancave stërvitore të programuara deri më tani. Kjo është një tjetër faturë dështimi e drejtuesve, që nuk arritën të siguronin të paktën një fazë përgatitore në një qytet më të ngrohtë në Shqipëri, por vendosën të qëndronin në shtëpi, aty ku kushtet e motit janë tepër të vështira.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?