Gerrard mund të marrë drejtimin e skuadrës ku luan Nedim Bajrami
Ish-trajneri i Liverpoolit, Steven Gerrard, mund të rikthehet në drejtimin e Rangers, klub me të cilin shkroi historinë disa vite më parë. Sipas të përditshmes britanike The Guardian, ish-mesfushori anglez është një nga favoritët kryesorë për të zëvendësuar Russell Martin, i cili u shkarkua pas rezultateve zhgënjyese në kampionatin skocez.
Gerrard, që aktualisht është pa ekip, e udhëhoqi Rangers drejt fitimit të titullit kampion në sezonin 2020–21, duke ndërprerë dominimin e gjatë të Celtic-ut. Pas asaj aventure të suksesshme, ai provoi fatin në Premier League me Aston Villën dhe më pas në Arabinë Saudite me Al-Ettifaq, por pa arritur rezultatet e pritura.
Tashmë, 44-vjeçari shihet si kandidati ideal për të ringjallur skuadrën e Rangers, që kërkon të rikthehet në garën për trofetë kombëtarë dhe në Kupat e Europës. Ky mund të jetë një lajm i mirë edhe për Nedim Bajramin, i cili këtë sezon ka luajtur shumë pak.

KOHA JONË SONDAZH

