Gervinho i përgjigjet ofertës së Interit: Jam mirë, po argëtohem te Parma!

Gervinho nuk ka ndërmend që të ndryshojë skuadër në merkaton e dimrit. Sulmuesi nga Bregu i Fildishtë shikohej si një përforcim për zikaltërit që duan një lojtar me eksperiencë për t’ia bashkangjitur treshes Lautaro-Lukaku-Sanchez.

Gjithsesi 33-vjeçari nuk dëshiron që do të lëvizë nga Parma, skuadër ku është protagonist javë pas jave me gola të rëndësishëm.

“Sa i përket të ardhmes sime, do ta marrë vendimin në fund të sezonit. Për momentin do të vazhdoj që të argëtohem te Parma. Objektivi i parë për Parmën është që të sigurojmë sa më parë qëndrimin. Më pas do të shohim nëse mund të arrijmë kualifikimin për në Europë”, deklaroi Gervinho.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?