Gianni De Biasi, revolucioni kuqezi në këndvështrimin e gazetarit Irfan Rama
Nga Jak Rrozhani
Të arrish të krijosh një model të menduari, punuari dhe realizuari brenda një periudhe 4-vjeçare siç bëri De Biasi në Shqipëri, me Kombëtaren, për futbollin shqiptar, është një arritje e jashtëzakonshme. De Biasi është shquar për një karakter të fortë, të papërkulur, praktik në zgjidhjen e problemeve, zgjuarsi në marrjen e vendimeve, fjalëpak dhe kurajoz, inicues i parë në rrëmbimin e risive të futbollit, komunikues i ngrohtë, me humor italo-sakson sipas rrethanave, partner i shkëlqyer i punës në grup e përzgjedhës analitik i ideve më të mira etj.
De Biasi shquhet për taktika bazale, lojë të shpejtë, dinamike dhe agresive me topin ndaj skuadrave kundërshtare. Këto cilësi ai i ka shprehur ku ai ka punuar me vetëmohim e përkushtim të lartë.
“Për mua ka qenë një sipërmarrje e vështirë, por edhe një punë e mundimshme, që të jep kënaqësi në fundin e të shkruajturit për Revolucionin Kuqezi të Gianni De Biasit, në Kombëtaren shqiptare. Gjë që i blatoi shqiptarëve pjesëmarrjen për herë të parë në histori në një eveniment të madh, siç janë finalet e Kampionatit Evropian “Francë 2016″- 10 qershor deri më 10 korrik 2016”, shkruan në librin e tij, titulluar: “Gianni De Biasi – Revolucioni Kuqezi”, gazetari dhe analisti i njohur sportiv Irfan Rama.


KOHA JONË SONDAZH

