Gjasula flet si lider: Gabuam në dy golat, gjithsesi rëndësi ka që fituam!
Klaus Gjasula ishte një nga më të mirët në fushë në suksesin kundër Bjellorusisë. Mesfushori vrapoi pafund gjatë gjithë ndeshjes duke formua një dyshe shumë të mirë me Qazim Laçin.
“E filluam mirë, por unë mendoj që të dy golat e ngatërruam situatën, prandaj rrugën e gabuar. Prapë, të gjithë luftuam. I luftuam kundërshtarët në krosa. Disa gjëra ndonjëherë nuk ecin.
Vetëm ekipet e mëdha nuk kanë frikë dhe panik dhe dinë ta kontrollojnë takimin. Do të krijohet ndonjë rast dhe nga rivalët. Prapë, e mbajtëm ndeshjen. Kishim mundësi të luanim më qetë. Mund ta kishim mbyllur më herët takimin. Gjithsesi, fituam, kjo është e rëndësishme. Nuk mund të themi që luajtëm mirë apo keq, rëndësi ka që fituam.
Kalimi në Ligën B? Nuk e di skuadrat që do të na qëllojnë, të shohim. Është një aventurë e bukur, që çfarë mund të japim në fushë. Vendin e parë e kapëm”, u shpreh Gjasula.
KOHA JONË SONDAZH

