FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Gjendja kaotike në Spanjë, Pique vendos të tallet keq

Mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique, ka folur për mediat pas ndeshjes së djeshme ndaj Las Palmasit.

Takimi u luajt në një stadium me dyer të mbyllura si pasojë e referendumit për pavarësinë e Katalonjës, i cili shkaktoi dhe përplasje të dhunshme mes policisë dhe popullit që donte të merrte pjesë në votime.

Ai ka thënë se mund të largohet nga kombëtarja spanjolle nëse nuk do e duan më pjesë të saj si pasojë e ndarjeve etnike.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Mendoj se do të shkoj në kombëtare sepse ka shumë njerëz që janë kundër asaj që ndodhi sot. Gjithashtu them se nëse trajneri apo ndonjë drejtues i Federatës mendojnë që jam një problem apo shqetësoj kombëtaren, atëherë nuk e kam problem të largohem”.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Në kombëtare shkohet për të luajtur futboll dhe për të fituar, jo për të treguar patriotizëm. Më vjen keq për veprimet e qeverisë me policinë sot, por kryeministri ka atë nivel që ka, nuk di as të flasë anglisht”, u shpreh Pique.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?