FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Gjesti fantastik i sulmuesit të Australisë, feston për të sëmurët mendor

Futbollisti i Australisë, Awer Mabil ka zbuluar se mënyra e tij e festimit është një mbështetje për njerëzit e sëmurë mendorë. 23-vjeçari përdori këtë gjest pas shënimit të golit të fitores 2-1 kundër Sirisë në Kupën e Azisë.

Mabil deklaroi se veprimi i tij duke mbuluar gojën dhe ballin me të dyja duart, ka kuptimin “paqe në mendje” për ata që vuajnë.

“Arsyeja se përse njerëzit janë të heshtur është për shkak se ata nuk dinë se cili do të jetë reagimi i shoqërisë. Shumë njerëz vuajnë nga fakti se çfarë mendojnë të tjerët, por sinqerisht nuk kam frikë nga ajo që thonë të tjerë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Këta njerëz kanë frikë që të hapen me të tjerët, ndaj dhe ky festim është për ta që te jenë më të hapur dhe të ndihen mirë”, deklaroi Mabil duke dhënë një mesazh shumë domethënës. /Koha Jone/

Swiss Digital Mobile Reklama

Awer Mabil

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?