FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Gjici flet për garën Duka-Fino: Kemi marrë çdo gjë me meritë …!

Presidenti i Kukësit, Safet Gjici, në një intervistë për “News 24” ka folur për çështjen me të nxehtë në ditët e fundit në futbollin shqiptar, zgjedhjet në FSHF. Gjici tregon se vota është e fshehtë dhe do të votojë alternativën më të mirë, pasi Kukësi sipas tij nuk i detyrohet askujt për atë ç’a ka fituar.

“Kam dëgjuar dy alternative, ky që është në detyrë dhe zoti Fino. Për mua janë alternativa që do ta ndihmojnë futbollin. Gjithsesi vota është e fshehtë dhe klubi i Kukësit ka administratorë, besoj që do zgjedhim alternativën më të mirë që është në të mirë, në radhë të parë të Kukësit dhe kuksianëve. Jemi kuksianë, luajmë futboll dhe marrin Kupa, Superkupa e Kampionat. Realisht i kemi marrë të gjithë me meritë pa ndihmën e askujt.

Gjici kërkon që presidenti i ri të ndërhyjë në ligjin e sportit, në mënyrë që ata që investojnë të kenë akses në asetet e klubit pasi bashkia nuk investon në asnjë qindarkë në asnjë nga hallkat e klubit.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ligji për sportin duhet të ndryshojë. Duhet të ndryshojë në aspektin e aseteve, nuk ka pse i mban më bashkia. Bashkia nuk ka mundësi të mbajë asnjë klub në Kukës. Asetet duhet t’i marrë ai që investon për futbollin.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?