Gjici konfirmon Milinkoviç, edhe pas humbjes në Korçë

Kukësi humbi dje në Korçë, 2-1 përballë Skënderbeut vendas dhe komplikoi totalisht garën për titull. 9 pikë larg vendit të parë, në vetëm 13 javë, është një distancë mjaft e konsiderueshme, që kampionët në fuqi të tentojnë mbrojtjen e titullit.

Gjithsesi, duket se presidenti i verilindorëve, Safet Gjici ka vendosur të vijojë projektin e nisur me trajnerin serb Mladen Milinkoviç, duke e konfirmuar në krye të pankinës, edhe pas humbjes në Korçë.

Pas takimit të djeshëm, u përfol shumë për një largim të serbit, madje dolën në qarkullim edhe emrat e kandidatëve për ta zëvendësuar, por mbledhja e sotme e stafit drejtues, konfirmoi pikërisht të kundërtën.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?