Gjici ngre tonet ndaj futbollistëve: A ju vjen turp? Asnjë lekë nuk merrni nëse nuk fitoni ndeshjen e radhës!
Barazimi kundër Skënderbeut me rezultatin 2-2 u konsiderua si një humbje e madhe në kampin verilindor. Ekipi kampion i Shqipërisë humbi mundësinë për të fituar 3 pikë në ndeshjen kundër korçarëve, pasi po kryesonin me rezultatin 2-0 dhe i mbyllën 45-minutat e para me këtë rezultat. Golat e sulmuesit Ali Soue tronditen kuksianet dhe tërbuan presidentin Safet Gjici, ai kërkoi një mbledhje urgjente.
Lojtarët dhe stafi teknik u mblodhën në orën 10:00 në zyrën e presidentit Safet Gjici. Numri një i klubit foli ashpër me futbollistët dhe stafin e tij. “Nuk e kuptoj, a mund të ma shpjegojë dikush? Fituam 2-0 në pjesën e parë dhe në vend që të administronim ne ndeshjen futemi në presion. Si ka mundësi që u shthurëm kështu, ë? E kishim ndeshjen në duar, me dy gola avantazh dhe në Kukës barazohemi nga Skënderbeu. A ju vjen turp? Ju dhashë rrogat dhe premiot para ndeshjes me Skënderbeun. Jam presidenti më korrekt në Shqipëri dhe ju ma shpërbleni kështu? Duhet t’iu vijë turp nga vetja”, – tha Gjici ndër të tjera sipas “edusportin”.
Gjici u kap me trajnerin, por dhe me kapitenin Shameti që doli huq në golin e dytë të Souesë, por dhe me sulmuesin Gurin. Rastet e tij të humbura u konsideruan skandaloze nga numri një i klubit. Gjici mori dhe masa ndaj lojtarëve të tij duke i kërcënuar me rroga. “Nëse nuk fitoni në ndeshjet e radhës mos më dilni para për rrogat. Asnjë lekë nuk do të merrni nëse nuk fitoni”, – u shpreh Gjici.
KOHA JONË SONDAZH

