FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Gjigandi gjerman sfidon Barcelonën për Rabiot

Barcelona nuk është skuadra e vetme e interesuar për Adrien Rabiot.

Ai pritej t’i bashkohet Barcelonës gjatë afatit kalimtar të verës si futbollist i lirë, pasi kontrata me PSG-në do t’i skadojë, por “RMC Sport” ka raportuar se së fundmi në garë për mesfushorin francez është futur edhe gjiganti gjerman, Bayern Munich.

Ka qenë edhe vet drejtori sportiv i Bayernit, Hasan Salihamidzic që ka thënë se i pëlqen Rabiot dhe do ta dëshironin në Munich. Bayerni ka filluar bisedimet me Parisin pasi është gati të paguajë rreth 20 milionë euro në janar për të nënshkruar me Rabiot.

Swiss Digital Desktop Reklama

PSG është e gatshme ta shesë lojtarin në janar pasi nuk dëshiron që në verë t’i ikë pa fituar asgjë. Megjithatë Bayerni do ta ketë të vështirë pasi Rabiot besohet se tashmë ka nënshkruar para kontratë me Barcelonën.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?