Gjimshiti shumë pranë kalimit në Turqi, ja shifra e transferimit
Berat Gjimshiti është gjithnjë e më pranë një transferimit te skuadra e Besiktasit. Mediat turke shkruajnë se mbrojtësi kuqezi në orët apo ditët në vijim do të transferohet në Turqi.
Gjimshitit i skadon kontrata këtë verë dhe skuadra turke po përfiton për ta transferuar lojtarin që tani. Atalanta kërkonte 1 milion euro, por Besiktasi u tregua i gatshëm të priste verën për ta bërë pjesë të klubit si lojtar të lirë. Por, kur italianët e panë situatën në disfavorin e tyre, janë dorëzuar dhe kanë ulur çmimin, teksa së fundmi thuhet se shifra ka shkuar në 300 mijë euro.
Turqit janë gati ta marrin lojtarin, i cili është një dëshirë e madhe e trajnerit turk Senjol Gunesh, duke parë edhe hapësirën e lënë bosh pas largimit të Pepes apo dëmtimet që kanë pësuar lojtarët e repartit të prapavijës.
KOHA JONË SONDAZH

