Gjoka dorëzohet për titullin: Nuk na ndihmoi fati, tani të ruajmë vendin e dytë

Trajneri i Kukësit, Ernest Gjoka është shfaqur i dorëzuar pas humbjes ndaj Flamurtarit në lidhje me shanset që kanë mbetur për të fituar titullin kampion.

“Më vjen keq që humbëm, sepse prodhuam shumë. Nëse do të kishte dalë një tjetër rezultat, do të ishim të kënaqur dhe do të kishim merituar diçka.  Sidomos për djemtë më vjen keq. Distanca me Partizanin? Doja vetëm sukses në këtë sfidë për të mbajtur larg vendin e tretë. Tashmë, duhet të jemi të kujdesshëm, sepse na duhet ky vendi i dytë. Doja 3 pikët edhe për qetësinë e lojtarëve

Kishim shumë mungesa. Lima dhe Maliqi u dëmtuan në Laç. Kishim problem stoli, sepse nuk mund të aktivizoja lojtarë edhe që kanë rikuperuar pak. i ra barra Musollit që sapo është kthyer. Me shumë keqardhje them se na mungoi rasti, jo zgjedhja e futbollistëve. Kështu e ka futbolli. Është i bukur sepse është i paparashikueshëm”, deklaroi Gjoka.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?