FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Gjoka: E kemi potencialin për të dalë nga kriza, publikimi i pagave ishte gabim!

Vllaznia do të luajë një ndeshje shumë delikate me Skënderbeun në “Loro Boriçi”, teksa trajneri Gjoka është kritikuar shumë ditët e fundit për merkato e bërë në muajin janar. Strategu i njohur nuk ka harruar humbjen me Kukësin.

“Ka qenë një javë e vështirë, ka pasur shumë komente, shumë zhurmë, me të drejtë, pasi pritej shumë nga ne. Kemi kaluar një ndeshje të vështirë, nuk e realizuam atë që kishim si objektiv, por këtë javë jemi munduar ta mbajmë skuadrën sa më hermetike, për të qenë sa më larg zhurmës dhe komenteve. Jemi përgatitur për një ndeshje tjetër, edhe më të vështirë se ajo që kaluam. Kam besim se Vllaznia do të paraqitet më mirë ndaj korçarëve.

Skënderbeu? Me kampionët në fuqi e kaluam me rezultat jopozitiv, ndërsa Skënderbeu e dini të gjithë çfarë potenciali ka. Duhet të jemi të qetë dhe të përgatitemi për të marrë diçka pozitive. Vllaznia e ka potencialin për të dalë nga kriza, këmbëngul për këtë. Gjithsesi, këto janë ndeshje shumë të vështira. Nuk duhet të humbasim. Në këtë mënyrë qetësohet edhe situata. Ua thashë që në fillim se java ka qenë e zhurmshme, jo vetëm nga rezultati, por edhe nga situata e krijuar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Publikimi i pagave? Është gabimi më i madh dhe rast unikal në gjithë futbollin botëror, kjo që u bë kësaj radhe. Uroj që ai që e ka nxjerrë atë listë të mos ketë qenë i botës së futbollit, sepse do të jetë e shëmtuar. Në asnjë vend nuk mund të krahasosh dhe të nxjerrësh pagën e një sportisti. Nuk ka pse të dimë pagat e njërit-tjetrit, kjo nuk është normale”, u shpreh Gjoka në daljen për mediat.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?