Gjoka: E mbyllim sezonin me trofe, Flamurtari luan pa presion

Ernest Gjoka e nisi në mënyrën më të mirë aventurën e tij të dytë te Kukësi, me një fitore ndaj Laçit në transfertë. Trajneri i verilindorëve nesër do të ketë një ndeshje shumë delikate ndaj Flamurtarit. Me një sukses ndaj vlonjatëve Kukësi do të blindonte vendin e dytë që e kualifikon në Europa League dhe do të mbante gjallë ato pak shpresa që ka për titullin kampion.

Në konferencën për shtyp përpara kësaj sfide Gjoka u ndal te fliste edhe për ish-skuadrën e tij Flamurtarin duke vlerësuar punën e kolegut Ilir Daja, ndërsa foli edhe për individë të veçantë.

“Ndeshje e vështirë ndaj një rivali me emër të madh dhe me lojtarë cilësorë, por edhe trajneri kampion. Duam rezultat pozitiv, nuk e shikojmë renditjen. Musolli? I ka kaluar testet, them se është gati. E kaloi testin 30 minutësh në Laç dhe është gati për të luajtur titullar. Është i rëndësishëm për mua, ashtu si Shameti e Rrumbullaku, që më njohin mirë. Është një nga lider te Kukësi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Reginaldo-Shkurtaj: “Janë lojtarë cilësorë, mund të na japin shumë, mendoj se duhet të punojmë dhe të gjejmë mënyrën për ti bërë të funksionojnë bashkë”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Titulli: “Është ndryshim i madh dhe është e vështirë të luash pa tifozët. Kukësi do të kishte më shumë tifozë po të ishte në Kukës. Presidenti Gjici ka ndërtuar ekip të kompletuar për këtë arsye, që të kalohen këto pengesa. Sezonin e ardhshëm uroj të luhet në Kukës.

Kjo më bën ta vlerësoj edhe më shumë punën e trajnerin Daja në Vlorë. Skuadra si Flamurtari nuk kanë presion të madh mbi vete, japin më të mirën dhe marrin rezultate të mira.

Presidenti Gjici ka investuar dhe kërkon trofe. Kushtet janë, besoj se i kemi të gjitha mundësitë për ta mbyllur sezonin me trofe. Një nga gjërat kryesore është se këtu kisha lënë një mentalitet dhe idea ime ishte që për të arritur sukses duhet luajtur mirë. Grupi u përshtat shumë mirë, ndoshta kanë ndikuar edhe lojtarët që kanë qenë këtu në kohën time. Nuk kam ndryshuar dot shumë gjëra, kam punuar sidomos në aspektin psikologjik”, deklaroi Gjoka.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?