Gjoka: Gjyqtari na futi dorën në xhep dhe na vodhi!

Kukësi mundi Vllazninë pastër 2-0, por kontestimet në këtë ndeshje nuk munguan, teksa shkodranëve ju mohua një penallti e pastër pas një pengimi në zonë të Sukajt.

“Nuk kam koment, është si ajo puna e atij që të fut dorën në xhep dhe të vjedh. Klubi duhet të marrë masa dhe të reagojë, jo unë. Në sezonin e kaluar ishim në vend të parë dhe nuk kishim raste të tilla. Jemi në një situatë tjetër, kjo penallti, nëse do të jepej, do të hapte lojën.

Po ta analizojmë ndeshjen dhe ta ndajmë në dy pjesë, në të parën bëmë një gabim dhe u penalizuam dhe nuk shfrytëzuam rastet me Sukajn, Në pjesën e dytë çunat luajtën mirë, erdhi rasti i penalltisë që mund të hapte lojën. Gjithsesi, nuk them se nuk kemi gabuar sot. Ne funksionojmë me mbrojtje mikse, Shameti do të mbulohej një me një. Dihen cilësitë që ka Shameti, i rrëshkiti mbrojtjes dhe shënoi. Gabimin nuk dua ta trajtoj si individual”, u shpreh Gjoka pas ndeshjes.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?