FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Gjykata dënon këngëtaren shqiptare, ngriti akuza të rreme ndaj Çalhanoglu

Hakan Çalhanoglu ka zgjidhur problemet që ka patur jashtë fushave të lojës me këngëtaren shqiptare, Anita Latifi. Në vitin 2014, këngëtarja shqiptare mori pjesë në një talent show në Gjermani, por nuk mundi që të kishte shumë sukses.

Ajo akuzoi mesfushorin aktual të Milanit se e kishte rrahur dhe kërcënuar. Ata kanë pasur së bashku një histori të shkuar dashurie, por që u mbyll vetëm brenda disa muajsh.

Anita pretendonte se Çalhanoglu kishte vendosur dorë mbi të, kur i dha lajmin se priste një fëmijë prej tij. Ajo kontaktoi një avokat turk, dhe kërkoi prej futbollistit 250 mijë euro shpërblim. Gjithsesi në realitet ajo nuk mbeti asnjëherë shtatzënë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjykata tashmë ka dhënë vendimin zyrtar, teksa këngëtarja do të jetë e detyruar që të bëjë 70-orë punë në shërbimet sociale, pasi u dënua për dëshmi të rreme dhe shpifje. Çalhanoglu tashmi mbetet të mendojë vetëm për paraqitjet e tij në fushën e lojës, teksa në javët e fundit ka fituar edhe besimin e trajnerit Gatuzo. /Koha Jonë/

Swiss Digital Mobile Reklama

Risultati immagini per anita latifi calhanoglu

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?