FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Gjykata dënon Uejn Runin, 2 vite pa patentë dhe 100 orë punë komunitare

Ylli i futbollit anglez, Uejn Runi, është paraqitur ditën e djeshme në gjykatë për të marrë dënimin, pasi është ndaluar nga policia, teksa ngiste një automjet të një femre me të cilën kishte festuar. Ai u është drejtuar ambienteve të gjykatës i shoqëruar nga disa trupa policore. Ndërkohë vajza, e cila po udhëtonte me lojtarin atë natë, e quajtur Laura Simpson, ka ardhur me të njëjtin automjet me të cilin u arrestua ylli anglez.

Që prej fillimit të seancës, avokati i sulmuesit të Evertonit i ka thënë trupës gjykuese se: “Zoti Runi ka kërkuar ndjesë për të gjithë veprimet e gabuara që ka kryer atë natë. Ai është zhgënjyer totalisht nga këto veprime, të cilat kanë sjellë një qëndrim edhe nga bashkëshortja dhe fansat e tij”.

Si pasojë, gjykatësi ka marrë vendimin duke thënë: “Kjo ka qenë një shkelje tepër serioze. Një faktor që e përkeqëson situatën është pasagjeri që keni pasur në makinë, si dhe tejkalimi i normave të qarkullimit me dyfishin e shpejtësisë së lejuar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mendoj se një gjobë e majme nuk do të ishte ndëshkimi më me vend, ndaj do ndëshkoheni me ndalim të qarkullimit për dy vite dhe 100 orë punë komunitare”. Sipas mediave angleze, edhe skuadra e Evertonit pritet ta gjobisë atë me vlerën prej 300,000 paund. Pas verdiktit, Uejn Runi thjesht ka pohuar fjalët e gjyqtarit dhe është larguar duke qeshur nga gjykata.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?