Gjysmëfinalet e Ligës së Kombeve, zbulohen datat dhe stadiumet

Holanda, Zvicra, Portugalia dhe Anglia. Janë këto katër skuadrat fituese të grupeve në Ligën A të Nations League, teksa do të kërkojnë që të ngrenë për herë të parë trofeun.

Gjithçka do të vendoset në Portugali, ku do të zhvillohet edhe “final four”, mes datave 5 dhe 9 qershor të vitit të ardhshëm. Shorti i gjysmëfinaleve do të hidhet më 3 dhjetor. Nuk ka skuadra të favorizuara, do të jetë short i lirë, me spektaklin të garantuar.

Portugalia do të luajë gjysmëfinalen e saj më 5 dhjetor, ndërsa gjysmëfinalja tjetër do të zhvillohet ditën pasardhëse. Më 9 qershor do të jetë dita e finaleve, ajo për vendin e 3-të dhe e madhja për trofeun.

Swiss Digital Desktop Reklama

Takimet do të luhen në “Estadio do Dragao” të Portos dhe në “Alfonso Henriques” në Guimaraes.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?