“Globe Soccer Award”, Messi-Ronaldo betejë për çmimin si “Lojtari më i mirë i shekullit”

Cristiano Ronaldo, Messi, Lewandowski, por edhe Shevchenko, Beckham, Ronaldinho apo Zidane. “Globe Soccer Awards” këtë vit vjen me risi dhe një i tillë është vlerësimi që do jepet për futbollistin e shekullit.

Përkrah çmimeve të përvitshme, evenimenti që organizohet në Dubai ka vendosur të nderojë edhe protagonistë të tjerë të futbollit, të cilët kanë lënë gjurmë përgjatë këtyre dy dekadave. Trofeu kryesor mbetet ai i lojtarit të vitit, kandidatë për të cilin janë dyshja Ronaldo-Messi, por këtë herë edhe Robert Lewandowski, njeriu që fitoi gjithçka në 2020-n, apo Mohamend Salah që triumfoi në Premier League me Liverpool.

Katër kategoritë e reja përfshijnë lojtarin më të mirë të shekullit, ku listohen vetëm një numër i vogël legjendash të përzgjedhura nga Globe Awards. Trajneri i shekullit, ku konkurrojnë emra si Sir Alex Ferguson, Didier Deshamps, Felipe Scolari apo Marcello Lippi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Klubi i shekullit ku përfshihet, Barcelona, Bayern, Juventus, Liverpool apo Real Madrid ndërkohë që një trofe do të jepet edhe për agjentin e shekullit, ku mes emrave të mirënjohur spikasin Horge Mendes apo Mino Raiola.

Swiss Digital Mobile Reklama

Fituesit do të përzgjidhen nga tifozët të cilët mund të votojnë prej kësaj të hënë në faqen “Globe Soccer Awards”, dhe një jurie të këtij evenimenti e cila do t’i ndajë çmimet, më datën 27 dhjetor.

Lojtari i Vitit

Image

Klubi i Vitit

Image

Trajneri i vitit

Image

Lojtari i Shekullit

Klubi i shekullit

Image

Trajneri i Shekullit

Image

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?