Goditje e madhe për Milanin, Modric mbyll para kohe sezonin

Një goditje e rëndë për Milanin dhe trajnerin Massimiliano Allegri në fazën vendimtare të sezonit, aty ku kuqezinjtë janë në garë për një vend në UEFA Champions League.

Mesfushori veteran Luka Modric do të mungojë deri në fund të sezonit, pasi analizat mjekësore konfirmuan një frakturë në mollëzën e majtë. Kroati pritet t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale, duke mbyllur para kohe aventurën e tij në këtë edicion.

Dëmtimi erdhi pas një përplasjeje të fortë me Manuel Locatelli, që e detyroi Modriç të largohej nga fusha në minutën e 80-të. Në një reagim zyrtar, klubi i Milani i uroi mesfushorit një rikuperim sa më të shpejtë, ndërsa në horizont qëndron Kupa e Botës 2026, që pritet të jetë turneu i fundit i tij me përfaqësuesen e Kroacisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në letër, përballja ndaj Juventus mund të rezultojë ndeshja e fundit e Modriç me fanellën kuqezi, pasi kontrata e tij përfundon në fund të sezonit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?