FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Goditje e madhe, ylli i gjigantëve spanjollë i thotë PO transferimit tek Milani

Një ndër mesfushorët më të mirë në botë pritet të transferohet në “San Siro”. Bëhet fjalë për ‘yllin’ e Barcelonës, Rafinha Alcantara i cili raportohet se ka arritur marrëveshjen për tu bashkuar me Milanin, shkruan gazetari i njohur i Sky Sports, Gianluca Di Marzio.

“Rossonerët” janë gati për të kryer lëvizjen përfundimtare në këtë merkato pasi Rafinha i ka thënë “PO” ofertës së kuqezinjve që ende nuk është bërë publike.

24-vjeçari ka pasur oferta të shumta nga skuadrat angleze por ai preferon të transferohet në Itali pikërisht tek skuadra e Milanit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Braziliani brenda 24 orëve të ardhshme pritet të udhëtojë drejt Milanos.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?