FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Gol dhe asist, Ahmedi dhuron spektakël në “derbin” ndaj Tahirajt (Video)

Maribori i Valon Ahmedit përmbysi Aluminijn me rezultatin 2-3, në sfidën ku protagonist ishin dy futbollistët shqiptare, Françesko Tahiraj për vendasit dhe mesfushori i Kombëtares, Valon Ahmedi për miqtë

Tahiraj kaloi në epërsi skuadrën e Aluminij në minutën e 15-të, ndërsa goli i shqiptarit u zhvlerësua nga një tjetër futbollist shqiptar. Ishte pikërisht Valon Ahmedi i cili barazoi shifrat në minutën e 65-të. Vendasit kaluan përsëri në avantazh në minutën e 69-të. Ndërsa 5 minuta më mbrapa Maribori barazoi sërish pas asistit nga këndi të Ahmedit për futbollistin Billong.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kapionët e Sllovenisë përmbysën rezultatin në minutën e 89-të me autor Hotiç. Ahmedi qëndroi në fushën e lojës përgjatë 90 minutave duke qenë një ndër më të mirët në fushë për Mariborin, ndërsa futbollisti tjetër shqiptar Tahiraj u zëvendësua në minutën e 79-të.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?