Goli nga 70 metra në Argjentinë që po bën xhiron e Botës (VIDEO)

Një super gol është shënuar së fundmi në Argjentinë. Atletico Tucuman është surpriza e kampionatit deri tani, teksa kryeson me 32 pikë në 15 javët e para.

Skuadra e drejtuar nga Lucas Pusineri fitoi 4-0 në shtëpi ndaj Barracas Central. Goli i katërt u realizua në minutat shtesë të takimit dhe ishte i veçante.

Mateo Coronel pa daljen e portierit dhe më pas tentoi me një goditje shumë të bukur nga 70 metra, që do të përfundonte në fundin e rrjetës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sulmuesi 23-vjeçar pritet të jetë një nga kandidatët për fitimin e trofeut Puskas, që jepet çdo vit për golin më të bukur të shënuar.

Swiss Digital Mobile Reklama
YouTube player

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?