Gotze po shijon pushimet me të dashurën në Majorka (Foto)
Sporti E Martë, 13 Korrik 2021 02:56













Futbollisti 25-vjeçar ka shfrytëzuar takimet e kombëtares gjermane për të shijuar pushimet në plazhet spanjolle të Majorkas. Çifti ka kaluar disa ditë në një jaht luksoz në afërsi të ishullit spanjoll, ku Brommel u fotografua të enjten në bikini të gjelbër.
Gotze dhe Brommel filluan lidhjen e tyre në vitin 2012, kur karriera e përfaqësuesit të Gjermanisë kishte filluar të lulëzonte. Ndryshe, lojtari besohet se së shpejti do të kthehet në Dortmund për të vazhduar stërvitjet pas një lëndimi të pësuar kohë më parë. Stafi mjekësor i klubit po kujdeset shumë që futbollisti të rikuperohet gradualisht.
KOHA JONË SONDAZH


