Granada e Uzunit humbet 5-3 ndaj Sociedadit, sulmuesi shqiptar nuk lë gjurmë (VIDEO)
Real Sociedad merr fitoren e parë të sezonit në LaLiga dhe këtë e bën përballë Granadës së Myrto Uzunit. Baskët triumfuan me rezultatin e thellë 5-3 teksa miqtë nuk patën forcë për të përballuar sulmet e vendasve.
Pjesa e parë u mbyll me shifrat 2-1, ndërsa në pjesën e dytë, Sociedad krijoi dhe e gjeti golin me lehtësi duke vulosur triumfin përfundimtar me rezultatin 5-3.
Sulmuesi i kombëtares, Myrto Uzuni ishte titullar në këtë ndeshje dhe i luajti të gjithë minutat, por nuk mundi të linte shenjën e tij.
Pas kësaj ndeshje, Sociedad shkon në kuotën e gjashtë pikëve në vend të gjashtë ndërsa Granada është ende me tre pikë pas tre ndeshjeve të para, në vendin e 16-të.
KOHA JONË SONDAZH

