Granit Xhaka habit të gjithë: U bëra futbollist me “mik” falë Taulantit

Granit Xhaka cilësohet një futbollist më i talentuar se Taulanti, ndaj dhe karriera e tij në fakt ka pasur zhvillime më pozitive, pasi tashmë ai luan në Premier League me Arsenalin. Taulanti ka mbetur në vend, teksa vazhdon të luajë për Baselin. Në një intervistë të dhënë së fundmi, Graniti ka zbuluar se nuk e kishte menduar kurrë se do të arrinte kaq lart, madje mendon se Taulanti është më i talentuar se ai.

“Taulanti është më i talentuar se unë. Karakteristika ime kryesore është se jam punëtor i madh. Nëse duhet bërë diçka nuk e lë për nesër, por e bëj sot dhe nesër. Unë jam pranuar në Basel falë vëllait dhe babit tim. Ata donin që të merrnin vetëm atë, por babai u tha: ‘O të dy, o asnjërin’. Ata u detyruan të më merrnin dhe mua. Duke qenë se isha gjithmonë ai që konsiderohesha me më pak talent, nuk e mendoja asnjëherë se do të bëhesha profesionist. Një ëndërr e kthyer në realitet. Gjë e mirë që ia dolëm të dy”. Graniti tregon dhe një moment që i ka ndryshuar jetën, bëhet fjalë për dëmtimin e tij në gju.

“Në moshën 15 vjeçare kam këputur ligamentin. Ai ishte një moment që më forcoi shumë dhe ndikoi në mentalitetin dhe psikologjinë time”. Mesfushori i Arsenalit zbulon se do të kthehet te Baseli një ditë dhe se e ka një shembull për këtë. “Sa herë kam dy ditë pushime, shkoj në Basel. Takoj familjen time dhe kur luan Baseli shkoj në stadium për të mbështetur Taulantin. Do të rikthehem një ditë, natyrisht nuk e mendoj këtë gjë në moshën 28-vjeçare, por mendoj kur të jem 30 vjeç si Alex Frei. Të fitoj dhe ndonjë titull. Një ëndërr e madhe kur kthehesh dhe natyrisht që pritshmëritë janë më të larta”, tha Granit Xhaka.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?