FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Granit Xhaka mund të braktisë Zvicrën për Kosovën

Granit Xhaka mund t’i bashkohet kombëtares së Kosovës dhe të heqë dorë nga fanella e kombëtares së Zvicrës. Mesfushori i Arsenalit që luajti me Zvicrën në Euro 2016 pritet të marrë një ofertë për të luajtur për Kosovën, pas anëtarësimit të saj në UEFA dhenë maj.

23 –vjeçari ka shprehur edhe më parë dëshirë për të luajtur për Kosovën.

Në deklaratë të Federatës së Futbollit në Kosovë thuhet se janë vendosur kontakte me Xhakën.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Kosova ka ftuar publikisht dhe privatisht çdo kosovar që luan aktualisht në ndonjë kombëtare tjetër. Çdonjëri është i mirëpritur për t’iu bashkuar sfidës sonë të re tepër të rëndësishme”, thuhet në deklaratë.

Swiss Digital Mobile Reklama

FIFA nuk pritet të bllokojë ndonjë lojëtar që dëshiron të luajë për Kosovën, pavarësisht se ata janë aktivizuar me kombëtare të tjera.

Të tjerë lojëtarë që mund t’i bashkohen Kosovës janë edhe Adnan Januzaj e Xherdan Shaqiri.

Kombëtaren e Kosovës e zgjodhi së fundi edhe Armi Rrahmani, i cili braktisi kombëtaren e Shqipërisë ashtu si Milot Rashica, Herolind Shala e Alban Meha.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?