Grezda për mediat skoceze: Shqipëria si Rangers, asnjë s’na mund në fushën tonë

Nesër në mbrëmje Shqipëria do të luajë ndaj Skocisë në Shkodër sfidën e fundit të vlefshme për Ligën e Kombeve. Mediat skoceze kanë qenë mjaft aktive në ditët e fundit në pasqyrimin e kësaj ndeshje. Mesfushori i kombëtares sonë, Eros Grezda ka folur për “Dailyrecord” duke dhënë përshtypjet e tij para ndeshjes.

“Është një ndeshje shumë e rëndësishme, sepse duhet të fitojmë. Nëse nuk fitojmë mund të biem nga Liga dhe të luajmë në divizionin D. Po përfunduam të dytët nuk e arrijmë qëllimin tonë, por gjithsesi do të ishte e rëndësishme. Duam ta mundim Skocinë. Është një ndeshje e rëndësishme për ne. Në Shqipëri ne jemi një skuadër e ndryshme nga ndeshjet jashtë, jemi afërsisht si Rangers dhe nuk mund të na mund askush, si në “Ibrox”.

Duhet të fitojmë 3-0 për të mbetur ende në lojë. Jam optimist sepse takimin e parë kishim disa mungesa, përfshirë edhe mua. Kësaj here do të jetë një skuadër tjetër. I kam thënë Alan Mecgregorit se po luajnë në një qytet të keq, me ushqim të keq dhe gjithë të tjerat. Do të jetë një ndeshje e mirë e jona”, përfundon Grezda.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?